BDI: Në Çair garojmë me Bujar Osmanin, në Tetovë me Bajram Rexhepin

Arbër Ademi nga BDI ka njoftuar se në mbledhjen në Reçicë të Vogël ata kanë vendosur disa nga emrat me të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale.
“Në Çair, kryetari i ardhshëm do të jetë Bujar Osmani, kryetari i komunës së Tetovës, do të jetë Bajram Rexhepi. Të gjithë u votuan unanimisht. Kandidat dhe kryetar i ardhshëm i Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani. Po ashtu njëzëri u votuan edhe dy bartës listash. Në Gostivar, bartës liste do të jetë Valdet Xhaferi në Strugë bartës liste do të jetë Faton Pollozhani”, tha Arbër Ademi.