BDI: Na kontrolloni, do të bindeni se ne kurrë s’kemi vjedhë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka kërkuar verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit. Ademi thekson se është shumë e nevojshme të ketë hetim të thellë rreth procesit të privatizimit në vend ku u krijuan oligrark të paprekshëm.
“Kërkojmë që të mbështetet propozimi i BDI-së për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, një proces gjithpëfshirë dhe i pa kompromis që do të kthejë besimin e të gjithë qytetarëve në drejtësi dhe institucione.
Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.
Kërkojmë po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit, si për ministra, deputetë, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarë, prokurorë”, tha Ademi.
Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.
“Kërkojmë hetim për veprimtarin e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit, që kanë punuar që nga viti 1945 e këndej si në OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.
Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button