BDI: Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe këtë e shfrytëzon më së miri Rusia

BDI i ka reaguar opozitës shqiptare, VLEN, të cilët sot kanë pyetur publikisht nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati në mandatin e Grubit si zv/kryeministër.
Nga BDI thonë, se në mungesë të Programit si dhe duke e ndjerë humbjen e thellë, opozita shqiptare,
dëshirojnë me çdo kusht shqiptarët t’i paraqesin si faktor kriminel dhe korruptues në Maqedoninë e Veriut.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit.
Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe këtë e shfrytëzon më së miri Rusia, e cila është prezente në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tone”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button