BDI-ja – manipulon me opinionin

Shkruan: Skender Musliu

Marrëveshja e Ohrit, e cila u arritë më 2001, mes përfaqësuesve të partive politike shqiptare dhe përfaqësuesve të shtetit maqedon, nën prezecën dhe garancat e faktorit ndërkombëtar, për qëllim kishte ndaljen e konfliktit të armatosur dhe përmirsimin apo avancimin e statusit të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, zbatimi i së cilës duhej të bëhej brenda katër viteve. Edhe pse BDI-ja, si parti e dalë nga lufta, erdhi në pushtet për t’a realizuar këtë marrëveshje, ajo asnjëherë nuk ia arriti qëllimit, përpos disa improvizionimeve gjysmake.

Në këtë kuptim, përveç tjerash, duhej të zgjidhej edhe përfaqësimi apo punësimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore dhe publike, që kishte ngecur dhe degraduar gjerë atëherë, e që u zvarrit deri kah viti 2017, kur u vendos mekanizmi i « balancuesit » që duhej t’a zgjidhte këtë çështje. Sëkëndejmi, duke abuzuar me pushtetin, BDI-ja filloi punësime paushalle, pa kritere duke punësuar militant partiak, familiar, jo profesionist, si dhe nëpër vedet e rezervuara për shqiptarët, punësoheshin maqedonët duke u deklaruar si shiptarë….., për të cilat BDI-ja ishte në dijeni, por heshte, duke krijuar kështu një armatë të votuesve, të cilët do t’a mbanin BDI-në në pushtet.

Duke u nisur nga fakti se « balancuesi » përmes keqpërdorimeve e kishte humbur kuptimin inicial, ai u tregua jo efikas dhe dështoi, prandaj Gjykata Kushtetuese e shpalli si akt antikushtetues.

Mirëpo para një viti, me ardhjen e VLEN-it në pushtet, ashtu siç kishin premtuar, përgatitën Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, me çka bëhej një zgjidhje e qëndrueshme, funksionale dhe transparente që sanksionohet me ligj. Me qëllim të zbatimit të drejt dhe konsekuent të këtij ligji, është paraparë edhe formimi i një trupi koordinues që do të funksionojë në kuadër të qeverisë, i cili do të vëzhgojë dhe kërkojë llogaridhënie pë zbatimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Pas miratimit në Qeveri ditë më parë, ligji do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për vlerësim dhe mendim, i cili është një organizëm i pavarur dhe profesional, që funksionon në suaza të Këshillit të Europës, më pas do të ketë një debat publik, me ç’rast të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe partitë politike, dhe jo vetëm, mund t’i japin vërejtjet, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit në fjalë, dhe në fund pasi të shqyrtohet në komisionet e Kuvendit, shkon për debat dhe miratim në seancën Plenare të Kuvendit të RMV-ës. Nga kjo del se Fronti europian e ka kohën e nevojshme të kontribuojë në pasurimin e tekstit dhe të debatojë në kuadër të institucioneve, e jo përmes portaleve të paguara të bëjë propagandë gebelsiane kundër ligjit dhe VLEN-it.

Dhe tani, kur ligji në fjalë, u miratua në Qeveri, Fronti europian i « përforcuar » me politikanët ardhacak dhe endacak që kërkuan « azil politik te Ali Ahmeti », janë përfshirë në një propagandë të egër, të pamëshirshme, iracionale dhe të ulët, duke paguar media dhe portale të ndryshme, për t’a degraduar punën e mbarë dhe konstruktive, edhe pse në heshtje por shumë domethënëse të VLEN-it, që po i bënë punët, të cilat BDI-ja është dashur t’i bëjë para dy dekadave, kurse tani me këto kritika, vetëm se po i pranon dështimet e saja.

Miratimi i këtij ligji, jo vetëm se do të mundësojë përfaqësimin apo punësimin e drejtë dhe adekuat, por edhe do t’i avancojë shqiptarët në postet dhe funksionet e tyre, sipas meritokracisë dhe profesionalizmit, që nuk ka ndodhur në të kaluarën, e jo sipas apetiteve partiake dhe klanore të BDI-së.

Në bazë të kritikave të Frontit europian kundër ligjit në fjalë, po rezulton se « balancuesi » paska qenë zgjidhje më e mirë, prandaj edhe duan t’a rikthejnë, edhe pse në mandatin e fundit qeveritar të BDI-së, të gjithë ministrat e saj, pa përjashtim, e kishin nënshkruar formularin me të cilin decidivisht kërkuan shfuqizimin e saj, që më pastaj Gjykata Kushtetuese edhe e shfuqizoj.

Kritikat e koalicionit Fronti europian me maksimën « BASHKË » kundër VLEN-it dhe ligjit në fjalë janë të pabaza, qëllimkëqija dhe tendencioze, që i shërbejnë politikës për konsum ditor, përmes të cilave, qytetarët i mbajnë nën »anestezion » me propagandën e rrejshme kinse një ditë do të kthehen në pushtet. Se këto kritika janë tendencioze dhe të paarsyshme, përveç tjerash, tregon edhe fakti se, derisa Taravari ishte pjesë e VLEN-it, këtë ligj ai e promovonte si të arritur të madhe, madje duke marrë pjesë aktive në hartimin e saj, kurse tani po të njejtin ligj e kritikon ashpër, kinse qenka kundër interesave të shqiptarëve. Përveç Taravarit, të njejtat kritika në mënyrë histerike i bënë edhe Zijadin Sela, duke luajtur rolin e avokatit dhe patericës së BDI-së, njësoj sikur BDI-ja që me « dinjitet dhe lojaliet » i shërbeu si patericë për dy dekada VMRO-DPMNE-s dhe LSDM-së.

Në vend që Fronti europian t’a përkrahë ligjin në fjalë duke kontribuar në përmirsimin dhe pasurimin eventual të dispozitave ligjore që është në interes vital për shqiptarët, mbase është edhe detyrë parësore dhe e vetme e saj si opozitë, ajo bënë të kundërtën, shkel interesat e shqiptarëve dhe manipulon opinionin për të ardhur në pushtet.

Me kalimin e Arben Taravarit në Frontin europian, këtij koalicioni iu shtua edhe fjala « BASHKË », që do të nënkuptonte se, të bashkuar janë më të numërt dhe më të fortë. Është interesant të theksoj se, këta tre politikan të « BASHKË-ut », Ali Ahmeti, Zijadin Sela dhe Arben Taravari, gjatë tërë karrierës së tyre politike, janë konsideruar, jo si kundërshtar politik, por si armiq të përbetuar, kurse tani janë bërë bashkë edhe pse nuk kanë asgjë të përrbashkët, përpos arrdhjes në pushtet. Prandaj, politikanët e këtij soji, që nuk i lidhë as programi, as vizioni dhe as koncepti i zgjidhjes së çështjes shqiptare, por vetëm manipulmi dhe kontrabanda e votave të sovranit, që përmes pazareve të pista të grabisin disa komuna, nuk janë të denjë t’i përfaqësojnë shqiptarët.

Me largimin e Taravarit nga VLEN-i dhe kalimi i tij me disa deputet në Frontin europian, sipas të gjitha gjasave, për votimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, nëse Fronti europian voton kundër, siç kanë paralajmëruar, ligji nuk mund të miratohet, sepse do të mungojë parimi i Badinterit. Nëse Fronti europian e bllokon këtë ligj, i cili konsiderohet si zgjidhja më e mirë e arritur gjer më tani për punësimin e qytetarëve sipas strukturës nacionale, atëherë sovrani në zgjedhjet e ardhshme lokale apo komunale, që mbahen në këtë vjeshtë, këtë Front duhet t’a sanksionojë, duke ia bërë me die BDI-së, se nuk mund të vazhdojë me mashtrimin dhe manipulimin e radhës, ashtu siç bëri me arrogancë ndër dy dekada. Në këto rrethana, qytetarët duke e sanksionuar Frontin europian, i cili është shndërruar në Front të bllokimit dhe të « azilëve politik », duhet masivisht t’a përkrahin VLEN-in, duke ia dhënë shansin t’i riparojë dëmet që i shkaktoi BDI-ja dhe gradualisht t’i realizojë premtimet.

Për t’i mashtruar qytetarët me premtime boshe, BDI-ja viteve të fundit, shndërrohej në, BDI të gjelbër-ekologji, Europa 2030, Front europian, BASHKË…, duke dashur të paraqitet tek qyetarët si parti që po evoluon duke sjellur risi, mirëpo në realitet veprimet politike janë të njejta, respektivisht vetëm manipulime dhe kalkulime për pushtet. Kjo sjellje e BDI-së i ngjanë një thënie të popullit se, ujku qimen e ndrron, por zanatin nuk e harron.

Dhe sa më shumë do të afrohen zgjedhjet komunale, aq më tepër do të shtohet retorika dhe kritikat iracionale të Frontit europian kundër VLEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button