BDI-ja akuzon VLEN-in për balancuesin

BDI vlerëson se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e “Balancuesit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike të ndërtuara me shumë vështirësi.

Sipas partisë shqiptare në opozitë në të ardhmen mund të çojë drejt rrënimit të themeleve bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

“E këtë edhe sikur të qeverisnin vetëm, pa shqiptarët, VMRO, ZNAM dhe Stoillkoviqi nuk do ta kishin arritur”, thonë nga BDI, nga ku shtojnë se fajtori kryesor i gjithë kësaj arritjeje është VLEN-i.

“Dihet më publikisht se kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve, dëshiron ta kthejë pabarazinë e mëparshme, andaj pyesim vazalët e tyre VLEN, në këtë frymë siç po rrjedhin gjërat, a është hapi i radhës konstatimi si “antikushtetues” deklarimi i përkatësisë etnike për kandidatët për deputet? Sepse kështu aludon Vendimi i Gjykatës Kushtetuese “Deklarimi i përkatësisë etnike cenon lirinë e qytetarit”! A do ta arsyetoni edhe një vendim të tillë, siç po e arsyetoni pezullimin e balancuesit në një zë me VMRO-në dhe me ZNAM-in”, thuhet në ragimin e BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button