BDI dhe ‘E Majta’ – Aleancë e fshehtë apo bashkëpunim i kahershëm?

VLEN shprehet e bindur se shpallja e kandidaturave për kryetarë komunash nga ana e “Së Majtës” në komunat me shumicës shqiptare, respektivisht në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, është kryekëput bashkëpunim i organizuar mes BDI-së dhe së Majtës.

Qëllimi është të shpërndahet vota anti-BDI, thonë nga VLEN. Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti theksoi se bashkëpunimi mes këtyre dy partive në fakt ekziston për disa vite në Qytetin e Shkupit, dhe atë mes BDI-së, së Majtës dhe kryetares Arsovska.

“Mirëpo si koalicion ata funksionojnë, kanë ndarë pushtet, kanë ndarë drejtoritë, pra Apasiev, Ahmeti e Danella ka funksionuar deri tash dhe nuk kam dilemë aspak se kjo në koordinim është kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare, në funksion, në interes dhe në bashkëpunim me BDI-në”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

Këto akuza i pëlqejnë Bujar Osmanit nga Aleanca Kombëtare për Integrim. Sipas tij, pikërisht kjo do të jetë dhe arsyeja e humbjes në zgjedhjet e 19 tetorit.

“Pa dashur të ironizoj, të jem i sinqertë më pëlqej kjo akuzë dje. Zakonisht kur fillojnë me akuza të tilla, ata fillojnë të përgatitin arsyetimin për humbjen. Mendoj se kjo është arsyeja, kjo është qëllimi pse dalin me këto shpifje. Duan që pas 19 tetorit të kenë arsye se si njerëzve të tyre dhe opinionit ti shpjegojnë se pse rezultati është i tillë. Nuk ka diçka të tillë”, u shpreh Bujar Osmani – AKI.

Përpos në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, VMRO dhe LSDM nuk kanë kandidat as në komunën e Çairit./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button