Baza e Forcave Ajrore MacDill në SHBA aktivizon urdhër strehimi për shkak të një kërcënimi të raportuar

Baza Ajrore MacDill në shtetin amerikan të Floridës, ku ndodhet Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë, aktivizoi sot një urdhër “strehohuni aty ku jeni” pas një kërcënimi të raportuar ndaj instalacionit, transmeton Anadolu.
“Urdhri ‘strehohuni aty ku jeni’ është aktualisht në fuqi në Bazën Ajrore MacDill. Një kërcënim u bë ndaj Bazës Ajrore MacDill,” njoftoi baza në Facebook.
“Ne i marrim të gjitha kërcënimet seriozisht dhe po marrim masa të përshtatshme për të prioritizuar sigurinë dhe mbrojtjen e instalacionit tonë”, thuhet më tej.
Baza nuk zbuloi se cilat masa sigurie janë marrë.



