Bayerni nxjerr Mançester United jashtë Europës, Kopenhaga bën çudinë ndaj Gallatasarajit

Grupi A i Ligës së Kampioneve është mbyllur në mënyrën më të paparashikuar të mundshme, pasi Mançester Junajted ka përfunduar në vendin e katërt dhe i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion.
“Djajtë e kuq” duhej të mundnin Bajern Mynihun e kualifikuar që të kishin shanse për vazhdimësinë në Champions apo për të shkuar në Ligën e Europës. Por ata janë mundur në shtëpi falë golit të Koman në një ndeshje ku rrallëherë tentuan portën e kështu, mbyllin si mos më keq këtë pjesëmarrje,.
Në Ligën e Kampioneve ndërkohë do të vazhdojë Kopenhaga, pasi danezët kanë mundur në ndeshjen direkte në shtëpi Gallatasarajin, duke siguruar biletën për në 16-she, kurse turqit do të luajnë në Ligën e Europës.



