Bastisje në Veles dhe Kavadar, gjendet drogë dhe arrestohen dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje në orën 07:50 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë arrestuan A.D. (47) nga Velesi.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij në Veles, me urdhër gjykate të lëshuar paraprakisht, u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur me ngjyrë kafe. A.D. u mbajt në stacionin policor dhe më pas, me urdhër të prokurorit publik, u dërgua në Prokurorinë Themelore Publike në Veles.
Pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit, A.D. u transferua në Institucionin Korrektues-Penal Burgu i Shkupit.
Po ashtu, dje në orën 13:00, zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Kavadar arrestuan J.A. (31) nga Kavadarci.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate të lëshuar paraprakisht, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi e substancës bimore të gjelbër, 21 fara të një lënde bimore, një peshore digjitale dhe një mulli për bluarje.
J.A. u shoqërua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim penal përkatës.