Bastisje në shtëpinë e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media njoftoi se në aksionin e ditës së sotme të policisë në bazë të dyshimeve për parregullsi në Lotarinë Shtetërore, Policia ka vepruar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të kallëzimit penal për ish-kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe ish-zv/kryeministrin Artan Grubi, ndërsa ai informoi se dy persona janë të pa kapshëm, pasi gjendet jashtë vendit, ndërsa shtoi se janë bërë lëshime nga disa policë kufitar, gjatë ditës së djeshme në orët e hershme dhe për të njëjtit ministri thotë se ka hetim.

Gjatë ditës së sotme, duke vepruar në bazë të urdhrave të PTHP-Shkup, janë ndërmarrë më shumë masa, janë realizuar bastisje në shumë lokacione…ndërsa është vepruar në bazë të kallëzimit penal që më 13.12.2024, nga ana e Departamentit kundër krimit dhe korrupsioni të organizuar dhe serioz, Sektori për hetime penale, njësiti për korrupsion, dorëzuar në PTHP Shkup, kundër 8 personave fizik, prej të cilëve, njëri është ish-kryeministër, njëri është ish-zv/kryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik dhe njëri është ish-sekretar gjeneral, të tjerët janë zyrtarë shtetëror që punojnë në suaza të njërit prej personave juridik”, njoftoi Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button