Bastisje në Çegran të Gostivarit, kapen drogë dhe para, arrestohen dy dilerë

Në një aksion policor në Çegran të Gostivarit është sekuestruar sasi drige dhe janë arrestuar dy dilerë droge.
“Më 13.12.2024, gjatë periudhës nga ora 22:10 e datës 13.12 deri në ora 00:45 të datës 14.12.2024, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Gostivar arrestuan Sh. Sh. (49) dhe Z. I. (22), të dy nga fshati Çegran i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në Çegran, pronë e Sh. Sh., i cili u krye me urdhër gjyqësor, te pronari dhe punonjësi Z. I. u gjetën dhe u konfiskuan 53 pako me kokainë, marihuanë dhe para. Të dy u mbajtën në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.



