Bashkim Murtezi: Në Goshincë inaugurohet Lapidari i Dëshmorëve të UÇK-së

Bashkim Murtezi, Sekretar Organizativ i Alternativës, ka njoftuar se Shoqata Guri Shqipes Goshincë, ka përfunduar me sukses projektin për ngritjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇK-së në Goshincë.
“Sot, në një ceremoni dinjitoze në hyrje të fshatit, inauguruan lapidarin në nderim të heronjve tanë Ismet Mustafa, Zijadin Zymberi dhe Fejzi Sulisi, bij të kombit që sakrifikuan jetën për liri dhe dinjitet.
Kjo vepër përkujtimore nuk është vetëm një simbol i kujtesës, por edhe një amanet i përjetshëm që na kujton sa e shtrenjtë është liria.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët! Nderim për familjet e tyre!”, ka shkruar Murtezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button