Bashkim Murtezi: Fuqia e bashkimit dhe vizionit e tejkalon kohën

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Bashkim Murtezi, ka ndarë një status pas vizitave të tij të fundit në Dibër, si dhe në lagjet Skenderbeu dhe Çerkez të Kumanovës, duke theksuar atmosferën e mbushur me energji pozitive dhe besim në ndryshim.
“Një ditë e mbushur me njerëz të mirë që nga Dibra e në lagjet Skenderbeu dhe Çerkez të Kumanovës, nuk është vetëm një kalendar i shënuar me takime, por një dëshmi se fuqia e bashkimit dhe e vizionit e tejkalon kohën,” shkroi Murtezi.
Ai shtoi se aty ku njerëzit bashkohen dhe shpirtrat lidhen, krijohet një energji e re e shpresës për të ardhmen:
“Aty ku shpirtrat lidhen, lind shpresa dhe forcohet rruga drejt së ardhmes.”
Në përfundim të statusit të tij, Murtezi theksoi përkrahjen që VLEN gëzon në terren:
“Një zë me njerëz të mirë që ja VLEN.”