Barçës i lëndohet sërish Torresi

Pas formës së mirë që ishte duke e kaluar në ndeshjet e fundit, sulmuesi i Barcelonës Ferran Torres është lënduar sërish.

“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Torres ka probleme me shpinë.

Ai pritet t’i mungojë Barçës më 4 janar në ndeshjen ndaj Barbastros që është e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Torres pritet t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të kuptohet shkalla e lëndimit.
Për Torresin është lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion.

Ai u lëndua edhe më 7 tetor. Në fushë u kthye në fund të muajit të kaluar.

Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, spanjolli Torres ka shënuar pesë gola dhe kontribuoi me dy asistime.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button