Barcelona shpërthen për skandalin e Realit me VAR: Ishte e turpshme ajo që ndodhi!

Në Spanjë shpërthen edhe një herë çështja e arbitrave, ku pas Almeria-s, me tona të ashpra ka reaguar edhe klubi i Barcelonës ku presidenti Laporta dhe trajneri Xavi nuk e kanë pritur mirë mënyrën se si Real Madrid doli me tre pikë nga ajo sfidë ku protagonist kryesor ishte sistemi VAR.
Presidenti Laporta ishte i ashpër në deklaratën e tij duke bërë përgjegjës arbritrat e VAR: “Mendoj se grupi arbitrar duhet t’i përgjigjet një sërë presioneve që janë verifikuar gjatë sezonit, nëse nuk përgjigjen do të na linin shumë të zhgënjyer.
Mund të kishim rikuperuar pikë në raport me Real Madrid, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të vendimeve që morën arbritrat e VAR”, shtoi ndër të tjera numri 1 i klubit blaugrana.
Në të njëjtën linjë ishte edhe trajneri Xavi: “Nëse flas do të më skualifikojnë, por të gjithë e panë, e pa e gjithë bota”, u shpreh shkurtimisht Xavi i pyet për atë që ndodhi në sfidën Real Madrid-Almeria.



