Barcelona përforcohet në sulm, Rashford prezantohet te katalanasit

Barcelona ka prezantuar së fundmi afrimin më të ri të skuadrës. Katalanasit kanë gjetur akordin me Manchester United për të huazuar Rashford deri në fund të sezonit (me mundësi blerje).
Ajo që përflitej prej kohësh tani është bërë zyrtare, me Barçën që i plotëson kështu dëshirën trajnerit Flick, i cili e dëshironte me patjetër në skuadër.
“Nëse jam te Barça, kjo është edhe për shkak të Hansi Flick. Bisedat që pata me të ishin shumë pozitive. Ai ka dëshmuar se është një nga trajnerët më të mirë”.

“Ai udhëhoqi një ekip të ri drejt një sezoni kaq të suksesshëm, është rikthyer në parasezon duke dëshiruar edhe më shumë”- tha Rashford pas kalimit te Barcelona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button