Barcelona merr vendim për Ferran Torresin dhe Lewandowskin

FC Barcelona po mendon të bëjë ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ri, ndërsa në fokus është e ardhmja e Ferran Torres dhe Robert Lewandowski.

Sipas mediave katalanase, klubi është i hapur të shqyrtojë oferta për Torres gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll nuk po kalon momentin më të mirë, pasi ka mbetur pa shënuar në 11 ndeshjet e fundit dhe ka humbur vendin në formacionin startues, që tashmë e ka zënë Lewandowski.

Kontrata e Torres me klubin skadon në vitin 2027, çka e shtyn Barcelonën të mendojë për shitjen e tij këtë verë, në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbasë më vonë me një vlerë më të ulët. Interes për të pritet të ketë nga disa klube evropiane nëse katalanasit hapin derën për largimin e tij.
Në anën tjetër, situata e Robert Lewandowski duket më e qartë. Sulmuesi polak, pavarësisht moshës 37-vjeçare, mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe është i hapur për të vazhduar qëndrimin në “Camp Nou”, nëse klubi vendos t’i ofrojë vazhdimësinë.
Edhe presidenti Joan Laporta ka lënë të kuptohet më herët se dëshiron që Lewandowski të mbetet në skuadër, ndërsa për Torres nuk ka pasur deklarata të ngjashme një sinjal i qartë për drejtimin që pritet të marrë Barcelona këtë verë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button