Banorja e Gazës thotë se lufta e ka ekspozuar Izraelin si ‘pushtues’ para botës

Palestinezja Khadija Hammou, 56 vjeçe, thotë se 500 ditët që kur Izraeli nisi luftën në Gaza i janë dukur si “500 vjet”.
“Nuk kemi as një tendë për t’u strehuar, as ujë për të pirë apo për t’u larë, as mjete për të mbijetuar në Gaza,” tha ajo. “Kudo që shkojmë… ka vetëm vuajtje.”
Për Hammou, lufta ka “zbuluar para botës se Izraeli po kryen masakra dhe se populli ynë është i pushtuar dhe i shtypur”. /Al Jazeera/