Banorët e Gazës shprehin ndjenja të përziera për bordin e ri

Ndërsa Trump shpalli listën e emrave për bordin e Gazës, reagimi i palestinezëve në këtë enklavë të bllokuar është një përzierje e shpresës së kujdesshme dhe skepticizmit të thellë, e formuar nga përvoja e tyre që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit mbi Gazën në tetor 2023.
“Shumë vendime politike janë larg realitetit me të cilin përballemi në Gaza… jeta jonë e përditshme është e mbushur me bllokada, frikë, humbje, çadra dhe një situatë të tmerrshme humanitare,” tha Arwa Ashour, gazetare dhe shkrimtare e pavarur që jeton në qytetin e Gazës.
“Edhe kur merren vendime për të lehtësuar vuajtjet, ato pengohen nga autoritetet e pushtimit izraelit.”
“Njerëzit duan që gjithçka të kthehet si më parë para luftës: shkolla, spitale, mundësi udhëtimi. Nëse Bordi i Paqes do t’i zgjidhë të gjitha këto krizave, atëherë ne e përshëndesim. Por nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë cili është përfitimi i tij?” /Al Jazeera/



