Banorët e Gazës: “Po ecim mbi rrënoja dhe mbi trupat e të dashurve tanë”

Palestinezët janë kthyer në shtëpitë e tyre në lagjen Zeitoun të Gazës, pasi ushtria izraelite u tërhoq nga zona, vetëm për të zbuluar se gjithçka ishte shkatërruar.

Qendra më e madhe urbane e Gazës është kthyer në një grumbull rrënojash.

“Ajo që kemi ndërtuar për 50 vjet, u rrafshua për pesë ditë,” tha banori Aqeel Kishko për Al Jazeera. “Asgjë nuk ka mbetur në këmbë: ndërtesat, rrugët, infrastruktura. Ne po ecim jo vetëm mbi rrënoja, por edhe mbi trupat e të dashurve tanë të vdekur.”

Edhe Nohaa Tafish tha se është e pamundur që qyteti të ringjallet ndonjëherë:
“Në çfarë do të kthehen njerëzit? Nuk ka asgjë për t’u kthyer.”

Ndërkohë, Ahmed Rihem, që humbi shtëpinë e tij në qytet, përshkroi gjendjen me fjalë të rënda:
“Është sikur i gjithë lagjja Zeitoun të ishte goditur me një bombë bërthamore.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button