Bangladesh, 708 të vrarë gjatë protestave kundër sundimit të ish-kryeministres

Qeveria tranzitore e Bangladeshit ka bërë të ditur se të paktën 708 persona, kryesisht civilë, u vranë gjatë demonstratave kundër sundimit të ish-kryeministres Sheikh Hasina, transmeton Anadolu.

Në muajt korrik dhe gusht, Bangladeshi pa një kryengritje masive të udhëhequr nga studentët, duke rezultuar në dhënien fund të sundimit 15-vjeçar të ish-kryeministres Sheikh Hasina pasi ajo lëshoi vendin më 5 gusht mes një rritjeje të protestave në Dhaka dhe rreth rezidencës së saj.

Pas largimit të saj, i vetmi laureat i Nobelit në Bangladesh, Muhammad Yunus, mori drejtimin e qeverisë kalimtare dhe u zotua të publikojë listën e të vrarëve gjatë kryengritjes së muajit korrik.

Lista, kryesisht me emra civilësh së bashku me disa punonjës të policisë, u publikua nga Umme Habiba, zv/sekretare e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.

Ajo do të jetë e disponueshme për shqyrtim publik deri më 6 tetor, duke u mundësuar familjeve dhe përfaqësuesve të personave që humbën jetën të verifikojnë, korrigjojnë apo të shtojnë emra si dhe adresa dhe detaje të tjera përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button