Bajdeni hutohet sërish, ngatërron Makronin me të vdekurin Miterandin

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një fjalimi bëri një tjetër gafë, duke ngatërruar presidentin francez, Emmanuel Macron, me François Mitterrand, ish-President i Francës që vdiq më 8 janar në vitin 1996.

Po ashtu, ai ngatërroi edhe Francën me Gjermaninë kur tha se Miterrand nga Gjermania i kishte thënë: “Amerika u kthye!” Shtëpia e Bardhë më vonë publikoi tekstin e fjalimit në të cilin emri i Miterrand u ndryshua në Macron.

Biden është presidenti më i vjetër aktual i SHBA-së dhe gjatë mandatit të tij ka bërë një sërë gafash.

Nëse ai rizgjedhet këtë nëntor, do të mbushte 87 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button