Bajdeni fajëson aeroplanin dhe udhëtimin për performancën e dobët në debat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, ka fajësuar aeroplanin dhe udhëtimin e gjatë për performancën e tij të dobët të debatit javën e kaluar, duke u thënë gazetarëve se nuk ishte “shumë i zgjuar”, shkruan BBC të mërkurën.

“Unë nuk e dëgjova stafin tim… dhe më pas gati sa më zuri gjumi në skenë”, ka thënë ai.

Biden, 81 vjeç, u kthye për herë të fundit nga një udhëtim më 15 qershor, gati dy javë përpara debatit të 27 qershorit.

Deklaratat e presidentit vijnë mes panikut brenda partisë demokratike përpara zgjedhjeve të nëntorit për gjendjen e tij mendore dhe pasi një kongresmen nga Teksasi u bë ligjvënësi i parë demokrat në detyrë që i bëri thirrje Bidenit të tërhiqej pas debatit.

Bideni pati tejet problemet gjatë debatit me kandidatin republikan Donald Tramp të enjten e kaluar.

“Ky nuk është justifikim, por shpjegim”, ka thënë Bajden në Virxhinia të martën në mbrëmje, duke iu referuar udhëtimit të tij.

Ai gjithashtu kërkoi falje për performancën dhe shtoi se ishte “kritike” që të fitonte zgjedhjet sërish.

Bajdeni bëri dy udhëtime në Evropë brenda dy javësh muajin e kaluar.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button