Axios: Zbulohet plani sekret për armëpushim 45-ditor që mund t’i japë fund luftës SHBA-Iran

SHBA, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë po diskutojnë kushtet për një armëpushim potencial 45-ditor, i cili mund të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës, raportoi mbrëmë Axios, duke cituar katër burime amerikane, izraelite dhe rajonale të njohur me bisedimet.

​Reuters nuk arriti ta konfirmonte lajmin, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Sipas Axios, ndërmjetësit po diskutojnë kushtet e një marrëveshjeje me dy faza, ku faza e parë do të ishte një armëpushim potencial 45-ditor gjatë të cilit do të negociohej për fundin e përhershëm të luftës. Faza e dytë do të ishte marrëveshja për përfundimin e luftës.

​Gjithashtu, thuhet se armëpushimi mund të zgjatet nëse do të nevojitet kohë shtesë për bisedime.

​Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi mbrëmë për Wall Street Journal se e marta mbrëma është afati i fundit që Irani ka marrë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, përndryshe do të përballet me sulme mbi infrastrukturën kritike.

​”Nëse nuk bëjnë diçka deri të martën mbrëma, nuk do të kenë më centrale elektrike dhe nuk do të kenë më asnjë urë”, deklaroi Trump për Wall Street Journal.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button