Avokati ndërkombëtar i të drejtave të njeriut: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj civilëve janë krime lufte

Shënjestrimi i zonave civile nga ushtria izraelite, pa pasur asnjë objektiv ushtarak, është “shumë e vështirë të quhet ndryshe nga ajo që është, krime lufte”, ka deklaruar për Al Jazeera avokati ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, Toby Cadman.

“Është shpallur qartë se ky ishte qëllimi i qeverisë izraelite … duhet të pyesim veten, çfarë duhet të ndodhë më shumë që të merret ndonjë veprim i vërtetë?” tha ai.

“Israeli gjithmonë thotë se po i shënjestron këto zona sepse po përdoren nga Hamasi dhe se Hamasi po i përdor civilët si mburojë, por kjo është gjithmonë arsyeja të cilës i kapen izraelitët, e cila nuk është justifikim,” shtoi ai.

Ai shpjegoi se edhe nëse ka një luftëtar të dyshuar të Hamasit në një ndërtesë civile me disa qindra civilë, “kjo nuk është arsye për ta shënjestruar dhe për ta rrafshuar atë ndërtesë”.

Sipas tij, qëllimi i vërtetë i ushtrisë izraelite në shënjestrimin e zonave civile është “t’i detyrojë banorët të largohen, sepse ky është objektivi përfundimtar i qeverisë aktuale izraelite”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button