Avokati i Popullit/ Gashi: Çfarëdo që merren vesh koordinatorët e partive politike, jam i gatshëm që ta ftoj seancën

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend në një intervistë për Televizionin Alsat.
Gashi i pyetur rreth zgjidhjes rreth avokatit të popullit, ka nënvizuar se çfarëdo që koordinatorët e partive parlamentare merren vesh, ai është i gatshëm për ta thirrur seancën për ta hedhur në votim atë zgjidhje.
“Nesër koordinatorët duhet të takohen dhe të flasin. Të shohim ata çfarë zgjidhje do të gjejnë. Mendoj se koha është shpata e Demokleut në këtë rast. Nuk është se ndonjë parti insiston për ndonjë kandidat ose për dikë tjetër. Emri ka kaluar në Komisionin për zgjedhje dhe emërime”, tha Gashi.



