Avionët luftarakë izraelitë goditën sërish zonat përreth spitaleve në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar bombardimin e zonave përreth spitalit Al-Shifa dhe spitalit të fëmijëve Al-Nasr në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, mijëra të sëmurë dhe të strehuar në spitalin Al-Shifa, u shënjestruan herë pas here nga avionët izraelitë.

Theksohet se si pasojë e sulmeve ku njëkohshëm u përdorën edhe fishekë ndriçimi, copëzat thërrmuese dëmtuan zonën përreth spitalit.

Po ashtu 3 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë që ndodheshin përreth u plagosën si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë ndaj spitalit të fëmijëve Al-Nasr në perëndim të qytetit.

Gjithashtu bëhet e ditur se artileria e Izraelit ka shënjestruar edhe disa zona në lindje të qytetit Rafah.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button