Autoritetet izraelite: Nga dita e djeshme janë vrarë 16 ushtarë

Gjashtëmbëdhjetë ushtarë izraelit janë vrarë të martën në operacionin tokësor në Gaza, shkruan gazeta izraelite Haaretz, transmeton alfax.mk.
Gazeta gjithashtu shkruan se luftanijet izraelite janë dislokuar në Detin e Kuq si përforcim pas sulmeve me dronë nga Huthit.
Krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, ka njoftuar se kanë shkatërruar katër automjete izraelite me raketa “Yasin 105” në qytetin Beit Hanoun në veri të Ripit të Gazës.



