Autoritetet e Kirgistanit raportojnë një tentativë të dështuar për grusht shteti

Komiteti Shtetëror për Sigurinë Kombëtare i Kirgistanit njoftoi sot se ka penguar një përpjekje për grusht shteti nga një grup që synonte të merrte pushtetin me dhunë dhe të destabilizonte situatën socio-politike nëpërmjet trazirave masive, transmeton Anadolu.

Deklarata e komitetit zbuloi se bastisjet në shtëpitë dhe automjetet e të dyshuarve kanë zbuluar komponentë për pajisje shpërthyese të improvizuara, armë zjarri, municione, telekomandë, parzmore, uniforma të zbatimit të ligjit, dronë dhe literaturë ekstremiste.

Pesë të dyshuarit janë vendosur në paraburgim ndërsa janë duke vazhduar masat e mëtutjeshme hetimore dhe operative.

Informacion më i detajuar do të jepet më vonë, tha komisioni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button