Autopsia duhet të tregojë nëse biznesmeni Radomiroviq u vra ose ishte vetëvrarë

Autopsia duhet të tregojë nëse biznesmeni Çedomir Radomiroviq është vrarë apo ka qenë vetëvrasje, pasi dje trupi i tij u gjet pranë një veture në fshatin Orman, me një plagë me armë zjarri në kokë.
“Dje në ora 18:50 në fshatin Orman, pranë një automjeti të parkuar “Lexus” me targa të Shkupit, është gjetur një burrë i gjakosur nga pjesa e kokës, ndërsa pranë tij është gjetur një armë dhe një gëzhojë që ishte e R.C (67). Ai është transportuar në QK-“M.Teresa”, ku edhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. SPB Shkup merr masa për zbardhjen e rastit”, kishin njoftuar nga policia gjatë ditës.
Në qendrën e urgjencës kanë nisur menjëherë procedurën e reanimacionit, por me gjithë përpjekjet e ekipeve kujdestare, pas 45 minutash është konstatuar vdekja. Për shkak të plagës me armë zjarri në pjesën e kokës, trupi i pajetë i është dorëzuar ekspertit të Mjekësisë Ligjore.
Çedomir Radomiroviç ishte themeluesi i Rado Bank, e cila u shua në vitin 2005 pasi Banka Kombëtare konstatoi se ajo është jolikuide dhe nuk mund të ekzekutojë urdhërpagesat. Ai ishte gjithashtu themeluesi i kompanisë Tehnokom.