Autobusët e zbukuruar ngjyrosin rrugët e Pakistanit (FOTO)

Transporti urban në Pakistan zhvillohet me autobusë që tërheqin vëmendjen me ngjyrat dhe zbukurimet e tyre të ndryshme.

Pavarësisht se janë të vjetër, autobusët që tërheqin vëmendje me dekorimet dhe pikturat e ndryshme mbi to, preferohen nga popullata.

Autobusët të cilët preferohen sepse ofrojnë shërbim me çmim më të arsyeshëm se mjetet e transportit publik me ajër të kondicionuar, u japin ngjyrë rrugëve të vendit.

Autobusët janë pa dyer dhe faturino i tyre varet jashtë tij ndërkohë që këto mjete kanë hapësira për t’u ulur edhe lart.

Shumë persona udhëtojnë sipër autobusit pasi nuk mund të gjejnë vende brenda tij për shkak të orëve të ngarkuara kryesisht gjatë vajtjes dhe kthimit nga puna.

– “Kur është i mbushur me njerëz, i ulim udhëtarët në pjesën e sipërme”

Shoferi i autobusit, Tahir Zaib tha për Anadolu se është nga Karaçi dhe ushtron profesionin e shoferit prej shumë vitesh.

“Mjetet e transportit publik me ajër të kondicionuar janë të shtrenjtë”, deklaroi Zaib i cili tha se çmimi i autobusëve shumëngjyrësh ndryshon sipas distancës.

Zaib shpjegoi se tarifat variojnë nga 30 rupi pakistanez deri në 100 rupi në varësi të distancës.

“I zbukurojmë autobusët sepse kështu i pëlqejmë automjetet tona. Udhëtarët preferojnë këtë autobus për shkak të çmimit të arsyeshëm. Për shkak se pakistanezët janë me të ardhura të ulëta, autobusi ynë është më i përshtatshëm. Për këtë arsye preferojnë autobusët tanë. Edhe disa të tjerë preferojnë autobusët tanë sepse shqetësohen nga ajri i kondicionuar”, tha ai.

Më tej Zaib shtoi se autobusët me ngjyra janë të mbushur kryesisht në orët e vajtjes dhe kthimit nga puna.

Duke thënë se në çdo autobus ka patjetër faturino, Zaib shpjegoi se: “Faturinot presin tek dera dhe marrin brenda udhëtarët. Udhëtarët nuk i zë më brenda kur autobusët janë të mbushur. Ndonjëherë udhëtarët varen duke u mbajtur nga dera. Për shkak se kjo është më e rrezikshme, ne u kërkojmë atyre që të dalin në pjesën mbi autobus”.

“Kur është i mbushur i ulim udhëtarët në pjesën sipërme. Normalisht të ulesh këtu është e ndaluar dhe policia të gjobit. Por, kur është i mbushur me njerëz e marrim përsipër këtë rrezik”., tha Zaib.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button