Austria njofton se nga nesër, Rusia do t’ia ndalojë furnizimin me gaz

Kancelari austriak Karl Nehammer njoftoi se kompania Gazprom e Rusisë nga nesër do të ndalojë furnizimin me gaz në Austri, transmeton Anadolu.

“Ajo për të cilën ne jemi përgatitur që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë ka ndodhur. Unë u informova sot pasdite se Gazprom do të ndalojë dërgesat për (kompaninë austriake të gazit) OMV nesër në mëngjes”, tha kancelari Nehammer në X.

Karl Nehamer, kancelar i Austrisë

Ai premtoi se “askush nuk do të ngrijë në dimër, asnjë apartament nuk do të mbetet i ftohtë”.

Ai siguroi se janë ndërmarrë masat paraprake dhe tha se “objektet e depozitimit të gazit të Austrisë janë plot dhe nga nesër do të marrim gaz të mjaftueshëm nga burime të tjera”.

Sipas kancelarit, niveli i depozitimit është në 93 për qind, duke e vlerësuar atë si “më shumë se kërkesat vjetore” për të gjithë vendin.

Ai shtoi se të gjithë furnizuesit e gazit kanë qenë të detyruar ligjërisht të ndërmarrin hapa paraprak “në mënyrë që të jemi sa më mirë të përgatitur për atë ditë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button