Austri, partitë e krahut të djathtë në bisedimet e koalicionit bien dakord për ndalimin e shamisë
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_e1683bc038a17707348d1918e47e460f-780x470.jpg)
Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë e Austrisë dhe Partia Popullore (OVP) e qendrës së djathtë në kuadër të negociatave të koalicionit kanë rënë dakord të vendosin një ndalim të shamisë në shkolla për vajzat e moshës nën 14-vjeçare, transmeton Anadolu.
Austria akoma nuk ka arritur të formojë një qeveri të re, pavarësisht zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 29 shtator. Bisedimet midis FPO-së dhe OVP-së, që po vazhdojnë për më shumë se një muaj, kanë stagnuar për çështje kyçe, por marrëveshjen kanë dalë për politikat e diskutueshme që lidhen me emigracionin dhe integrimin.
Një dokument i zbuluar prej 233 faqesh, i përshkruar në mediat austriake si një “protokoll konfindencial”, shpjegon një konsensus mbi ndalimin e shamive në shkolla dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi arsimin fetar islam.
Dokumenti gjithashtu i referohet shamisë si një “mjet shtrëngimi” dhe sugjeron shtrirjen e ndalimit në institucione publike. Drafti i programit qeveritar propozon politika më të rrepta të emigracionit, shkurtime të përfitimeve sociale dhe ndaljes së procesit të pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE).
Gjithashtu kërkon mbylljen e lëvizjeve politike që konsiderohen si “të rrezikshme”, përfshirë Listën Gaza, një grup i formuar për të theksuar atë që e përshkruan si gjenocid në Gaza.
Mbeten mosmarrëveshje të mëdha për politikën e jashtme dhe emërimet e ministrave.
FPO-ja, e njohur për qëndrimin e saj pro-rus, është përplasur me OVP-në për marrëdhëniet e Austrisë me BE-në.
Partia e ekstremit të djathtë po ashtu kërkon kontrollin e ministrive të brendshme dhe të financave, gjë që është një pikë diskutimi në bisedime. Liderët e FPO-së dhe OVP-së do të takohen përsëri para se të konsultohen me presidentin Alexander Van der Bellen.
Rezultati do të përcaktojë nëse negociatat e koalicionit do të vazhdojnë ose do të dështojnë, duke zgjeruar pasigurinë politike të Austrisë.