Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës, PortaliX kap në video autorin në ikje

Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi dje ishte cak i një sulmi me kallashnikov në hyrje të këtij vendbanimi në periferi të Shkupit, ku mbetën të plagosur dy persona nga stafi i tij.

Atentati ndodhi derisa kryetari ishte duke bërë disa mbikëqyrje të punimeve në një rrugë atje.

Mbi 20 të shtëna raportohet se janë dëgjuar nga vendi i ngjarjes.

Portali X ekskluzivisht ka publikuar një video ku shihet momenti kur sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer sulmin me armë.

Policia është ende në kërkim të tij. Ndërsa shoferi i kryetari që u operua në mushkëri, është ende në rrezik për jetë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button