Assange i veshur me bluzë me emrat e mijëra fëmijëve të vrarë në Gaza

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, mori pjesë në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë i veshur me një bluzë me emrat e 4.986 fëmijëve të vrarë nga Izraeli në Gaza, raporton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga llogaria në X e Komitetit të Mbështetjes së Assange, u tha se publicisti dhe aktivisti i njohur mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë për shfaqjen e dokumentarit të titulluar “Njeriu gjashtë miliardë dollarësh” të përgatitur për të.

Në deklaratë thuhet se Assange mori pjesë i veshur me një bluzë me emrat e 4.986 fëmijëve nën moshën 5 vjeç të vrarë nga Izraeli në Gaza që nga 7 tetori 2023, ndërsa në pjesën e pasme të bluzës shkruhej “Stop Israel”.

Festivali i 78-të i Filmit në Kanë, që mbahet në jug të Francës, do të zgjasë deri më 24 maj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button