Askund nuk ka siguri për fëmijët në Gaza, thotë drejtoresha e UNICEF-it

Kryetarja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell, dënoi të premten vrasjen e fëmijëve në Gaza nga Izraeli, duke thënë se bota duhet të tronditet nga vdekja e 45 fëmijëve në sulmet ajrore izraelite brenda vetëm dy ditëve.

Ajo theksoi se vrasja e fëmijëve në Gaza “në përgjithësi pritet me indiferencë”.

“Më shumë se 1 milion fëmijë në Gaza janë në rrezik urie. Ata janë të privuar nga ushqimi, uji dhe ilaçet,” shkroi Russell në një postim në X.

“Asnjë vend nuk është i sigurt për fëmijët në Gaza,” shtoi ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button