Ashpërsohen politikat, Parlamenti francez e miraton ligjin kontrovers për emigrimin

Parlamenti francez ka miratuar një legjislacion që ashpërson politikën e Francës për imigrim, pas disa muajve bllokadë. Projektligji i amenduar është përkrahur nga partia e qendrës, e presidentit francez, Emmanuel Macron, Rilindja, dhe partia e krahut të djathtë e Marine Le Penit, Marshi Kombëtar. Të majtët e kanë akuzuar Macronin se po bashkëpunon me të djathtën ekstreme.

Macron i ka thënë partisë së tij, para votimit në Parlament, se nuk dëshiron që Marshi Kombëtar të ketë fjalën e fundit mbi këtë fitore.

Një draft paraprak i këtij dokumenti ka dështuar të miratohet për shkak të kundërshtimeve të opozitës. Grupet për të drejtat e njeriut, e kanë dënuar vendimin e marrë, duke e quajtur këtë ligj për emigrimin, më regresivin në dekada.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button