Ashkovski tre ditë i uritur dhe i etur në Iran: Bombat fluturonin mbi kokë! Më shpëtoi Asani

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Stefan Ashkovski, i është falënderuar futbollistit shqiptar Jasir Asanit që e shpëtoi nga Irani. Ashkovski e Asani luajnë në ligën iraniane. Pas tre ditëve nga nisja e luftës, arritën së bashku të largoheshin vendi i Lindjes së Mesme.

Ashkovski e Asani kanë luajtur së bashku te Vardari kur ishin fëmijë.

Ashkovski paraqitet te klubi modest Mes Rafsanjan, ndërsa Asani luan te Esteghali, një prej ekipeve më të mëdha në Iran.

Ashkovski arriti të mbërrinte në kufirin iranian falë një shoferi të siguruar nga Asani. Futbollisti Shkupjan që luan për Kombëtaren e Shqipërisë gëzon statusin e një ylli të madh në Iran dhe kishte në dispozicion tre shoferë nga klubi i tij. Të dy lojtarët ndodheshin rreth 15 orë larg njëri-tjetrit kur nisi lufta.

“Në ditën e fundit ishim jashtë. Kur jam atje, kam tre shoferë nga klubi, janë në dispozicion 24 orë në ditë për ne”, ka rrëfyer Asani.

Për tre ditë, Ashkovski ka treguar për “Sport1.mk” se nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë asgjë, pasi gjithçka në vend ishte mbyllur, ndërsa edhe klubi i tij, Mes Rafsanjan, nuk po e ndihmonte.

“Udhëtova nga Rafsanxhani deri në Teheran për 15 orë, pastaj nga kufiri me aeroplan për në Stamboll. Ishte shumë e vështirë të kaloje nëpër Iran. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij dhe arrita të largohem me të. Sa herë që luajmë si mysafirë, akomodohemi në Teheran”, nis rrëfimin Ashkovski.

Gjatë rrugës drejt kufirit ai përjetoi momente të rënda – pa shpërthime bombash nga afër, rrënoja dhe mungesë të gjërave elementare për jetesë. Në fund pati edhe problem me vizën e daljes, por fatmirësisht gjithçka u zgjidh.

“Kishte sulme kudo, madje edhe pranë meje, sapo kishin filluar. Për tre ditë nuk kisha ngrënë as pirë. Vetëm mendoja të largohesha nga vendi. Pas vrasjes së liderit të tyre (Ali Khamenei), asgjë nuk funksiononte, gjithçka ishte mbyllur… Ishte shumë e vështirë, por përfundoi mirë. Tani mezi pres të shkoj në shtëpi, të fle dhe të pushoj pak”, ka thënë ai.

Ashkovski më pas u prit në Aeroportin e Shkupit edhe nga liderët institucionalë. Ai u shpreh tejet i lumtur që arriti në vendlindje.

Lufta në Iran nisi të shtunën pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën bombardimet, që lanë të vrarë edhe udhëheqësin suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button