ASH e Selës vazhdon shkarkimin, propozon dy ministra të ri në vend të atyre të Taravarit

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se propozon ministra të ri të Informatikës dhe Shëndetësisë. Sipas asaj që mund të lexohet në emailin e dërguar mediave, Aleanca për Shqiptarët që përkrah Zijadin Selën propozon për ministër të shëndetësisë Ilir Demirin, ndërsa për ministër të Informatikës Naim Bajramin.
“Në bazë të statutit të partisë, neni 152,  154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi:
– Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë.
– Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike”, thuhet në njoftimin e ASH.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button