As Talat Xhaferi e as Danella Arsovska “nuk po e rrokin kosën”, bari është rritë tepër shumë

Kanë kaluar disa ditë nga zënka publike mes kryeministrit teknik Talat Xhaferi dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me kositjen e barit para dhe rreth objektit të Qeverisë. Që nga ajo ditë, lere që bari nuk është kositur, por shihet se bari është rritur edhe më shumë.



