Artani hala s’u kthy n’shpi

Gjatë mbrëmjes së djeshme në opinion u përfol për një arratisje të ish zv/kryeministrit Artan Grubi në Kosovë.
Më pas, Artan Grubi, doli me status në rrjetin social facebook, duke thënë se në Kosovë ka shkuar për çështje private, por se do të kthehet në Maqedoni.
“Të nderuar, sot kam udhëtuar për vizitë private.
Ju lutem mos shpifni dhe shpekuloni.
Kam udhëtuar me dokumentat e mia dhe sigurimi im personal policor është i njoftuar.
Unë sa po të kryej obligimet, do të kthehem në shtëpi pranë familjes”, ka shkruar Grubi.
Deri në këto moment, Grubi ende nuk është kthyer në Maqedoninë e Veriut.