Artan Grubi del nga Prokuroria dhe dergohet në gjykatë

Pas 6 orësh marrje në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria

Artan Grubi ka dalë nga Prokuroria dhe po në gjykatë, pas 6 orësh marrje në pyetje para prokurorit.

Ai tani do të merret në pyetje nga një gjyqtar i procedurës paraprake, por Prokuroria ende nuk bën të ditur nëse do të qëndrojë në propozimin për paraburgim efektiv apo, pas dorëzimit të tij dhe përfundimit të hetimit, do të kërkojë një masë më të lehtë për sigurimin e pranisë së tij.

 

Grubi u dorëzua mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar Bllacë, pas 14 muajsh në arrati.

 

Ai dyshohet për keqpërdorime në Llotarinë Shtetërore, për kohën kur ishte zëvendëskryeministër. I dyshuar në këtë rast është edhe ish-drejtori i Llotarisë Përparim Bajrami, i cili ende është në arrati.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button