Arrin “Dita e Çlirimit”: Presidenti Trump sot pritet t’i shpallë tarifat e reja

Bota ka sytë kah presidenti amerikan, Donald Trump, i cili të mërkurën pritet të shpallë tarifa të reja gjithëpërfshirëse.

Këtë ditë, Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar si “Dita e Çlirimit”, transmeton Nacionale.

Më poshtë, BBC shpjegon se çka duhet të dini rreth këtyre tarifave.

  • Tarifat gjithëpërfshirëse pritet të zbulohen më vonë gjatë së mërkurës nga presidenti Trump, në atë që është quajtur “Dita e Çlirimit”.
  • Më herët në muajn mars, Trump kishte thënë se tarifat do të jenë reciproke, kështu që pritet t’i ngarkojnë vendet tjera me atë që ato ngarkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Megjithatë, më vonë ai u kishte thënë gazetarëve se numrat mund të jenë më të ulët, se sa ata të disa shteteve të tjera.
  • Nuk dihet se te kush do të ndikojnë këto tarifa, ose nëse do të jenë të njëjta për të gjithë.
  • Por, dihet se një taksë e re e importit prej 25 për qind në veturat që hynë në ShBA ka hyrë në fuqi sot, dhe pjesët e veturave do të përballen me taksën e njëjtë në një pikë përgjatë muajve në vazhdim.
  • Disa nga tarifat tashmë veçse janë implementuar – në mars një tarifë për të gjithë çelikun dhe aluminin që hynë në Shtetet e Bashkuara u rrit në 25 për qind. Trump gjithashtu ka rritur tashmë tarifat për të gjitha mallrat e importuara nga Kina në 20 për qind.
  • Kanadaja ka reaguar ndaj tarifave, duke vendosur një taksë prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin amerikan, siç ka bërë Kina me një taksë 10-15 për qind për disa mallra bujqësore amerikane.
  • BE-ja ka paralajmëruar se është e gatshme “të hakmerret”, ndërsa Britania e Madhe ka thënë se është e përgatitur “për më të keqen”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button