Arrestohet studenti pro-palestinez, Trump: Ky është arrestimi i parë nga shumë të tjerë që do të ndodhin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se arrestimi i një studenti palestinez të diplomuar, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në protestat pro-palestineze në Universitetin Columbia në Nju Jork, do të pasohet nga të tjerë.
“Ky është arrestimi i parë nga shumë të tjerë që do të ndodhin. Ne e dimë që ka edhe studentë të tjerë në Columbia dhe në universitete të tjera në të gjithë vendin që janë përfshirë në aktivitete pro-terroriste, anti-semite dhe anti-amerikane, dhe administrata Trump nuk do ta tolerojë këtë. Shumë prej tyre nuk janë studentë, por agjitatorë të paguar. Ne do t’i gjejmë, do t’i arrestojmë dhe do t’i deportojmë këta simpatizantë të terroristëve nga vendi ynë, duke mos i lejuar të kthehen kurrë më,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.