Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, tentoi me ryshfet ta fuste gruan në Kosovë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të premten në pikëkalimin kufitar në Bërnjak për dhënie të ryshfetit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari tentoi t’u ofrojë zyrtarëve policorë 50 euro që t’ia linin bashkëshorten të futej ilegalisht në Republikën e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin e bazuar se në PKK Bërnjak ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro në mënyrë që bashkëshortja e tij të hyjë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button