Arrestohet shtetasi i Kosovës, dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në komunën e Tetovës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovë, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin në komunën e Tetovës.

“Me datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ai dyshohet se një ditë më parë e ka vënë zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës. Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button