Arrestohet shoferi që përplasi një këmbësor në Shkup

Më 26.04.2025, në orën 01:00 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan E.J. (31) nga Shkupi. Më 25.04.2025, rreth orës 20:30, në një rrethrrotullim të rrugëve “Kirili dhe Metodi”, “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe “Kosturski Heroj”, ai, duke drejtuar një automjet “Volkswagen” me targa të Shkupit, përplasi këmbësorin Gj.P. (87) nga Shkupi.
Këmbësori u transportua me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj E.J. do të ngrihet kallëzim përkatës.