Arrestohet përmbaruesja e cila sulmoi gazetarin Saliu, ka sulmuar edhe një polic

Përmbaruesja Vesna Jakimovska ka sulmuar edhe një polic në stacionin policor në Kërçovë, derisa po merrej në pyetje lidhur me sulmin fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu.

Në një njoftim të shkurtër, policia theksoi se Jakimovska ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi u ndalua nga policia mbrëmë para mesnate.

“Më 21.03.2024, në ora 23:20, zyrtarë policorë nga SPB Kërçovë kanë ndaluar V.J.(60) nga Shkupi. Ajo paraprakisht në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë ka sulmuar fizikisht F.S.(33) nga Shkupi dhe i ka dëmtuar pajisjet zyrtare, e më pas në objektin zyrtar të Policisë në Kërçovë, ku është thirrur për bisedë, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe ka asgjësuar materialin zyrtar të përgatitur. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht gjatë ditës, Jakimovska sulmoi fizikisht gazetarin Furkan Saliu.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button