Arrestohet në Morinë shtetasi serb i shpallur në kërkim nga Gjermania

Një shtetas serb është ndaluar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Në pranga ka rënë G.S., 55 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime të rënda ekonomike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ndaj tij Gjykata e Mainz-it kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave e shpërblimeve të të tjerëve.

Arrestimi u bë si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Pas konfirmimit të të dhënave nga Interpol Tirana dhe partnerët gjermanë, janë nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button