Arrestohet ministri i Zelenskit në Ukrainë, dyshohet për korrupsion

Gjykata ukrainase urdhëroi arrestimin e ministrit të Bujqësisë, Mikoli Solsky, i cili akuzohet për përfshirje në blerjen e paligjshme të tokës shtetërore me vlerë rreth shtatë milionë dollarë. Lirimi i tij me kusht është 1.9 milionë dollarë, raporton Reuters.

Solski mohon akuzat në lidhje me blerjet në 2017 dhe 2021 përpara se të bëhej ministër i bujqësisë në mars 2022. Ai dha dorëheqjen të enjten, por teknikisht mbetet në detyrë derisa parlamenti të shqyrtojë kërkesën e tij për t’u tërhequr nga posti.

Ai është ministri i parë ukrainas që akuzohet për korrupsion që kur presidenti Volodimir Zelenski erdhi në pushtet dhe rrezikon12 vjet burg.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button